Shqipëria
Edhe në Shqipëri rriten çmimet e pronave
Tashmë, pronat që shiten me çmime nga 900 deri në 1200 euro për metër katror, dikur një çmim për segmentin e luksit, sot janë alternativa më ekonomike
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po rriten, pavarësisht krizës. Këtë mund ta konfirmojë kushdo që është interesuar për të blerë apo për të marrë një shtëpi me qira. Reinaldo Pipiria, nga Shoqata e Agjentëve të Tregut Imobiliar, e shpjegon për A2 këtë fenomen me kostot e shtuara të materialeve për objektet në ndërtim, ndërsa metri katror i banesave ekzistuese është shtrenjtuar për t’ iu përshtatur çmimeve të tregut.
Tashmë, pronat që shiten me çmime nga 900 deri në 1200 euro për metër katror, dikur një çmim për segmentin e luksit, sot janë alternativa më ekonomike për kryeqytetasit, përcjell Albinfo.ch.
Në përgjigje të inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit. Kjo do të thotë se interesat e kredive janë sot më të kushtueshme dhe pritet të kenë efekt edhe në tregun imobiliar.
Agjentët pohojnë se pavarësisht rritjes së çmimeve apo normës së interesit, tregu po performon mirë. Të dhënat e një ankete të Bankës së Shqipërisë, megjithatë, flasin për më pak shitje pronash, ndërsa vetëm 1/3 e tyre blihen me anë të një kredie. Pjesa tjetër prej 70%, paguhen me para në dorë, kryesisht nga emigrantët dhe të huajt.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













