E-Diaspora
Edhe një debakël i Brazilit: Holanda, medaljen e bronztë
Brazili - Holanda 0:3
Deklasimi që Brazili pësoi pak ditë më parë nga Gjermania, në një variant pak më të butë u përsërit edhe sonte, nga Holanda. 3:0 kanë fituar holandezët në garën për vendin e tretë, duke mbizotëruar gjatë gjithë ndeshjes.
Brazili, në një lojë pa koncept, i humbur pa busollë përballë sulmit të holandezëve, nuk ka mundur të gjejë assesi rrugën për në portën kundërshtare. Nga ana tjetër holandezët, edhe pse pa ndonjë motiv të theksuar për lojë, kanë qenë gjithë kohën superiorë në fushë. Kjo është pasqruar edhe në rezultat. Në minutën 3 Van Persie ka shënuar nga penalltia. Në minutën 17 rezultatin e ka ngritur në 2:0, lojtari i ri, Blind. Fitoren e ka vulosur me golin e tretë, Vijnaldum. 3:0. Holanda fiton me meritë medaljen e bronztë në këtë kampionat.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











