Futboll
Edhe një futbollist shqiptar në Premierligë
Brajan Gruda pritet ta vazhdojë karrierën në Angli
Futbollisti me prejardhje shqiptare do të transferohet tek klubi i Premierligës, duke u larguar përfundimisht nga Mainzi.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
“Brajan Gruda në Brighton, ja ku jemi. Arrihet marrëveshja që mesfushori gjerman të largohet nga Mainzi për t’iu bashkuar projektit të Brighton & Hove Albion”, shkroi eksperti i transfereve.
Gjithnjë sipas tij, përfaqësuesi i të rinjve të Gjermanisë do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Për kartonin e tij, klubi nga Premierliga do t’i paguajë afro 30 milionë euro.
20-vjeçari qe një kohë është ëndërr e Brightonit, pasi atë e kërkon me ngulm trajneri Fabian Hürzeler.
Dhe, duket se kjo ëndërr do të bëhet realitet dhe se futbollistin shqiptar do ta shohim duke luajtur në njërën prej ligave më të forta evropiane.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












