Lajme
Edhe një kosovar dënohet me 30 ditë paraburgim në Beograd
MPJ e Kosovës u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovar që ta shmangin maksimalisht Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm
Gjykata e Beogradit në Serbi e ka dënuar me 30 ditë paraburgim ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hilmi Kelmendin nën akuzën për krime të luftës. Ai u arrestua natën mes së premtes dhe të shtunës teksa po vinte nga Gjermani për pushime në vendlindje në Kosovë.
Familjarët e Kelmendit i kanë thënë KTV-së se edhe vetë prokuroria në akuzën e tyre thotë se pretendimet për gjoja krime lufte janë pjesërisht të bazuara. Hilmiu, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd, ishte me qëndrim të përhershëm në Gjermani, por ende nuk e kishte fituar shtetësinë.
Për rastin deri më tash ka reaguar vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi në këtë kohë.
Pas ndalimit të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës, sipas MPJ-së, është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“MPJ do të vazhdojë ta përcjellë këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Po ashtu, MPJ u bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.
Njëkohësisht, MPJ do të kërkojë edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Në anën tjetër, Gjykata në Serbi kanë liruar sot, pas 30 ditësh, kolonelin e policisë së Kosovës, Nehat Thaçin. Edhe ai ishte ndalë nën akuzat për krime lufte.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













