Karriera në Ballkan
Edhe një pjesëtar i FSK-së kryen shkollimi me sukses në SHBA
Radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo herë e më shumë po ju shtohen kuadro të cilët po kanë suksese në shkollimet jashtë vendit.
I fundi nga ta është Nënkoloneli Ejup Maqedonci i cili ka diplomuar në Kolegjin e Luftës në SHBA, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
Aty thuhet se në ceremoninë diplomimit ka marrë pjesë edhe Komandanti i FSK-së, gjen. Rrahman Rama i cili ka thënë se është i kënaqur me rezultatet e ushtarëve të FSK-së, transmeton albinfo.ch.
Komandanti i FSK-së ka takuar edhe Komandantin e Kolegjit gjeneral major John S. Kem.
“Ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së. Nënkolonel Maqedonci diplomoi dhe magjistroi me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. Unë si Koamnadnt i FSK-së jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane. FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amerikane, me qellim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











