Sport
Edhe një sulmues i gatshëm për Kosovën
Atdhe Nuhiu ka pranuar të luajë për Kosovën dhe tashmë pritet që të shtojë konkurrencën në sulm
Sulmuesi Atdhe Nuhiu mund të quhet si përforcimi më i madh i Kosovës në prag të ndeshjes me Kroacinë, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shtatlartë, që aktivizohet në Angli me klubin e Sheffield Wensday, mësohet se ka pranuar ftesën e Kosovës dhe tashmë pret vetëm OK-in e FIFA-s për të qenë gati në ndeshjen që do të zhvillohet në tetor kundër Kroacisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Lojtari 1.97 metra i gjatë ka shkëlqyer me Austrinë U-21, ku në 13 ndeshje shënoi shtatë gola në periudhën 2008-2010. Tashmë 27-vjeçari është në kulmin e karrierës dhe mund t’i bëjë shumë punë Kosovës.
Gjasat janë që ai të grumbullohet që në takimin e radhës, duke shtuar në këtë mënyrë konkurrencën në repartin ofensiv të skuadrës së Albert Bunjakit.
Nuhiu në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve U-17 dhe U-19 të Austrisë, por pa mundur të luajë asnjëherë me përfaqësuesen A. Sulmuesi ka qenë edhe në planet e Shqipërisë pak vite më parë, por duhet të hiqte dorë nga pasaporta e Austrisë për t’i hapur rrugë kalimit te kuqezinjtë.
Ajo që nuk u realizua me Shqipërinë, tashmë do të bëhet fakt me Kosovën, pasi Nuhiu i ka thënë “po” ftesës së FFK-së.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












