Lajme
Edhe një viktimë nga rriqrat
Sipas infektologëve kosovarë, mbrëma rreth orës 20:40 ka ndërruar jetë foshnja njëjavëshe, e cila ishte infektuar nga nëna e saj e cila po trajtohet në QKUK
Rriqrat me virusin “krime kongo” kanë marrë edhe një jetë njeriu në Kosovë. Viktima e fundit e insektit që bartë virusin vdekje prurës, është një fëmijë i sapolindur, një javësh, i cili ishte infektuar nga nëna e tij e cila gjithashtu është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas infektologëve kosovarë, mbrëma rreth orës 20:40 ka ndërruar jetë foshnja njëjavëshe, e cila ishte infektuar nga ethet hemorragjike, derisa nëna e foshnjës vazhdon të jetë e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit të Infektologjisë, Sali Ahmeti, i cili ka thënë për mediet në Prishtinë se gjendja e nënës së foshnjës është stabile. Ndërkohë që ditën e enjte në Klinikën Infektive është paraqitur edhe një rast nga ethet hemorragjike.
“Mbrëmë rreth orës 20:40 ka ndërruar jetë foshnja njëjavëshe e cila është nga rrethi i Klinës, ndërsa gjendja e nënës mund të thuhet së për momentin është stabile. Sot kemi pranuar edhe një rast që është pickuar nga rriqrat”, ka thënë Ahmeti, raporton “Express”.
Ahmeti ka thënë se për momentin janë duke u trajtuar 16 pacientë të cilët janë të pickuar nga rriqrat dhe se gjendja e tyre vazhdon që të jetë stabile.
Ai ka shtuar se në Klinikën Infektive është duke munguar ampula e quajtur, “Ribavirinë” e cila në klinikë gjendet vetëm në formë tablete, ndërsa jo edhe në atë ampulare.
Deri më tani nga ethet hemorragjike kanë vdekur gjashtë persona. Ndërsa zonat që janë më të prekura nga rriqrat e infektuara me “krime kongo”, janë Malisheva, Suhareka, Rahoveci e Klina
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









