Lajme
Edhe sivjet me tarifa të shtrenjta të sigurimeve
Nga shtatori i këtij viti kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk do të kenë më përgjegjësinë sa u përket tarifave të sigurimeve. Pas shtatorit policat e sigurimeve mund të ulen
Ndarja në dysh e kompanive të sigurimeve ka krijuar infrastrukturën e nevojshme që të lëvizet politikisht për të marrë vendim lidhur me heqjen e tarifave doganore për bashkëtadhetarët. Siç raportojnë mediet në Prishtinë, Kuvendi i Kosovës po pret që një zgjidhje për policat e sigurimit, ndryshe do të nxirret një ligj që i anashkalon kompanitë.
Blerim Latifi, këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se bashkë me aktorët e tjerë përgjegjës, do të gjejnë një zgjidhje që kjo pagesë e lartë për mërgimtarët të mos vlejë më.
Në ndërkohë, nga shtatori i këtij viti, kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk do të kenë më përgjegjësinë sa u përket tarifave të sigurimeve.
Një vendim të tillë e ka paralajmëruar kryetari i Komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani. Në bazë të ligjit aktual, për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, kompanitë janë të obliguara të njoftojnë Bankën Qëndrore të Kosovës me ndryshimet e tarifave.
Ndryshe, një ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimeve dështoi ta miratojë vendimin e Rrahim Pacollit, i autorizuar për bisedime në Bruksel për Kartonin e gjelbër. Pacolli kërkoi që polciat e sigurimeve për bashkatadhetarë të ulen për 50 për qind nga 1 korriku i këtij viti, por 10 nga 12 kompanitë e sigurimeve sa ka Kosova, dolën kundër Pacollit.
Sipas këtij skenari edhe sivjet bashkatdhetarët do të pagujanë policat e njwjta të sigurimeve për Kosovë, që është 41 euro për një muaj për vetura të rëndomta.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












