Lajme
Edhe Tetova, gati për pritjen e mërgimtarëve
Komuna e Tetovës dhe sektori i punëve të brendshme i kësaj komune kanë filluar aksionin e përgatitjeve për sezonin e ardhjes së mërgimtarëve. Sektori për komunikacion në kuadër të SPB-së së Tetovës, gjatë këtij muaji do të zhvillojë aktivitete të shtuara të policisë nëpër rrugët e Tetovës, me qëllim respektimin e rregullave të parkimit dhe evitimin e parkimit nëpër trotuare, raportojnë mediet shqiptare nga Maqedonia.
“Personat zyrtarë do t`i drejtojmë në ato pjesë të rrugës ku pritet frekuentimi më i madh, pra më së tepërmi pritet të ketë lëvizje në bulevardin “Iliria” dhe në rrugën e “Ilindenit”. Do t`u apeloja vozitësve që të jenë më të kujdesshëm sepse si sektor i punëve të brendshme do të marrim masa ndaj atyre që parkojnë veturat në ato pjesë të rrugës jo në rregull. Do të shfrytëzojmë edhe “merimangën” kështu që ata pastaj do të jenë të obliguar të bëjnë pagesë edhe të merimangës edhe dënimin e merituar. Pra nuk do të jemi aq tolerant në këtë aspekt”, deklaroi Besir Qamili, shef i sektorit për komunikacion në SPB Tetovë, përcjell “albinfo.ch”.
Aktivitete të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga komuna e Tetovës. Sipas zëdhënëses, Lume Huseini, komuna gjatë periudhës së qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, do të punojë me kapacitet të plotë.
Nga data 20 korrik, po ashtu është paraparë që në Tetovë, të realizohet edhe java e kulturës tetovare, pikërisht për nder të ardhjes së mërgimtarëve të cilët do të mund që ta shijojnë gjatë kësaj jave si Teatrin, po ashtu edhe aktivitetet e tjera kulturore në Tetovë”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










