Kosova
Edhe Valdete Daka ka nënshtetësi të Shqipërisë, por sot nuk votoi
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve së Kosovës, Valdete Daka, tregoi se ka pasaportë shqiptare, por nuk do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Daka tha se pasaportën shqiptare nuk e ka marrë për shkak të ndonjë afërsie me politiken, por sepse nënën e ka pasur me prejardhje nga Shqipëria.
“E gjithë familja ime ka pasaportë shqiptare. Jo, për shkak të afërsisë me ndonjë politikan, por se nëna ime është nga Shqipëria. Ka pasur nënshtetësi shqiptare. Unë nuk do të votoj në këto zgjedhje, sepse konsideroj që duhet të votojnë ata që japin kontribut në shtet. Unë jetoj dhe punoj në Kosovë. Konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë”, transmeton Albanian Post, përcjell Albinfo.ch.
Një delegacion i KQZ-së nga Kosova po ndihmon, duke vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, specifikisht në Tiranë, ku po implementohet edhe projekti i ri i “Identifikimit biometrik”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












