Lajme
Egjipti shpejt do ta njohë shtetin e Kosovës
Amr Moussa: "I thashë Ministrit Hoxhaj se Egjipti shumë shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtu nuk ka më dilemë"
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në Egjipt, ka marrë premtime nga liderët politikë dhe shpirtërorë se Kajro shumë shpejt do ta njohë shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
Ministria e Jashtme, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ministri Hoxhaj po ashtu ka marrë mbështetje të fuqishme nga përfaqësues të lartë të Organizatës së Ligës Arabe, ku nga 22 shtete anëtare, vetëm 10 kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al Arabi, ministri Hoxhaj është siguruar se 12 shtetet anëtarë të kësaj organizata që ende nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Hoxhaj në këtë takim ka kërkuar nga Al Arabi që të ushtrojë ndikimin e tij tek shtetet anëtare të Ligës Arabe që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, sekretari i Ligës Arabe, Nabil Al Arabi ka thënë se Egjipti dhe shtetet e tjera anëtarë të Ligës Arabe nuk kanë më kurrfarë arsyeje të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës.
“Ne kemi simpati për popullin dhe pavarësinë e Kosovës. Ne do t’ju mbështesim dhe do të kërkojmë nga shtetet anëtare të Ligës Arabe që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Unë nesër do t’i takoj të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të 22 shteteve anëtare, do t’i njoftoj me takimin që patëm dhe do ta shtroj kërkesën tuaj për njohje”, citohet të ketë thënë Al Arabi.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar Al Arabin për mbështetjen që Egjipti dhe Organizata e Ligës Arabe i ka dhënë Republikës së Kosovës në vitet e shkuara.
”Ne kemi marrë mbështetje të fuqishme për pavarësinë e Kosovës. Ne besojmë se Egjipti përveç që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ai po ashtu do të ushtrojë ndikimin e tij në tërë botën arabe”, ka theksuar Hoxhaj.
Ai ka përshëndetur ndryshimet demokratike në Egjipt, duke thënë se populli i Kosovës gjithmonë ka qenë përkrah popullit të Egjiptit në kauzën e tij për liri, dinjitet dhe demokraci. ”Ministri Hoxhaj në ditën e parë të vizitës në Egjipt ka marrë mbështetje edhe nga liderët politikë në Kajro. Në një takim që ka zhvilluar me kandidatin kryesor për president të Egjiptit, Amr Moussa, Hoxhaj ka marrë premtime se Egjipti menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimine MPJ-së.
“Në takim unë i thashë Ministrit Hoxhaj se Egjipti shumë shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtu nuk ka më dilemë. Por, fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet demokratike në Egjipt”, ka citohet të ketë thënë Moussa.
Nga ana tjetër, ministri Hoxhaj ka theksuar se njohja nga ana e Egjiptit nuk është vetëm numër, por është një përmbyllje e miqësisë sonë historike.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po ashtu ka zhvilluar një takim me kryemyftiun e Egjiptit, Sheikh Ali Goma’a. Ministri Hoxhaj ka falënderuar myftiun për mbështetjet që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës në Egjipt dhe vende të tjera myslimane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












