Kosova
Egzon Thaqi i siguron medaljen e artë Kosovës në “Men’s Physique”
Bodybuilderi i njohur kosovar, Egzon Thaqi, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në garën e mbajtur në Koper të Sllovenisë
Thaqi garoi në kategorinë ”Men’s Physique” në turneun ”maXXimum Open IFBB”, duke mbrojtur stemën e Kosovës dhe zuri vendin e parë.
31-vjeçari kishte konkurrencë të madhe nga bodybuilderët që ishin nga vendet e rajonit (Italia, Bosnja, Slovenia, Gjermani, Austria etj.), por kjo i dha edhe më shumë motiv për të përfunduar i pari.
Thaqi, me prejardhje nga fshati i Komoranit, ka folur ekskluzivisht për lajmi.net pas triumfit të madh në Slloveni, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch.
”Unë dje e kom bërë një garë në bodybuilding, kategoria men’s physique që quhet maXXimum open IFBB, e cila është mbajtur në Koper të Slovenisë”.
”Përfaqësova më shumë krenari Kosovën, ku dhe rrëmbeva vendin e parë. Pjesëmarrës pati shumë nga i gjithë rajoni, si p.sh. Italia, Sllovenia, Bosnja, Italia, Gjermani etj”.
”Jam shumë i lumtur që arrita këtë triumf dhe për më tepër që e arrita duke mbrojtur stemën e Kosovës. Shpresojmë dhe besojmë se do të kemi edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













