Lajme
Ekipi i Sigurisë Diplomatike ndihmon në riatdhesimin e shqiptarëve
Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, shumë shqiptarë kanë mbetur të izoluar në vendet ku po qëndronin. Qeveria shqiptare po bën të mundur kthimin e tyre në vend. Për të realizuar sa më mirë këtë proces u angazhuan edhe forcat e Ekipit të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) së Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar angazhimin e Ekipit të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike në misionin e riatdhesimit të shqiptarëve.
Ekipi ndihmoi në udhëtimet e riatdhesimit duke bashkëpunuar me zyrtarët e sigurisë në aeroport, përfaqësuesit e kompanive ajrore dhe Policinë Shqiptare të Kufirit dhe Emigracionit.
Avioni i parë me shqiptarë pas mbylljes së kufijve u nis nga aeroporti i New Yorkut më 29 prill nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) dhe mbërriti në Romë më datë 30 prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) mbërriti në Tiranë dje në darkë. Të gjithë shqiptarët e riatdhesuar nëpërmjet këtij fluturimi u vendosën menjëherë në hotele, ku do kryhet karantina për një periudhë 14-ditore.
https://web.facebook.com/usembassytirana/posts/10157323955605838
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé












