Lajme
Ekonomia e paligjshme pengon zhvillimin e Kosovës
Ekonomia joligjore ka zënë hapësirë të madhe në tregun kosovar dhe vështirë se mund të zvogëlohet niveli i saj
Kështu mendojnë përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë.
Prezenca e ekonomisë së paligjshme, sipas tyre, po pengon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe ardhjen e investitorëve ndërkombëtarë.
Ali Jakupi, ekspert i rrethanave ekonomike, thekson se ndikimi i këtij fenomeni në tregun kosovar është shumë negativ, kur merret parasysh se ekonomia e vendit është e brishtë dhe e pa konsoliduar.
Ai ndërkaq thotë se ekonomia joligjore ka dërrmuar ekonominë formale.Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se përqindja e lartë e ekonomisë së paligjshme po dëmton ekonominë e ligjshme dhe konkurrencën në tregun kosovar.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, pohon se në bazë të një hulumtimi që kjo agjenci ka bërë vite më parë, rezulton se mbi 35 për qind është pjesëmarrja e këtij lloji të ekonomisë në tregun kosovar.
Ndërkaq, burim i ekonomisë jolegale, sipas tij, mbetet pjesa veriore e Kosovës.
Autoritetet kompetente, thotë Shahini, duhet që të gjejnë forma, që mos të lejojnë që ekonomia joformale të jetë profit i krimit të organizuar dhe faktor kyç i destabilizimit të gjendjes ekonomike dhe politike në vend.
“Nga informaliteti rrjedh edhe destabilizimi politik, korrupsioni dhe informaliteti që çrregullon tërësisht ekonominë e Kosovës”, shprehet Shahini.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë thonë se me qëllim të luftimit të kësaj dukurie, kanë krijuar mekanizma ligjorë dhe kanë hartuar Planin e Veprimit të Programit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale, që sipas tyre, ka dhënë rezultate të dëshiruara.
Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave, thotë për Radion Evropa e Lirë se luftimi i kësaj dukurie është gjithmonë detyrë dhe sfidë e rëndësishme për autoritetet kompetente. Por, njohës të çështjeve ekonomike thonë se përveç deklaratave publike për luftimin e kësaj dukurie, ekzekutivi i vendit nuk ka treguar vullnet dhe gatishmëri të duhur për parandalimin e ekonomisë joformale. /albinfo.ch & rel/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












