Bota
Ekonomia në eruozonë, sërish në rënie
Ritmi i rritjes ekonomike në eurozonë në shtator ra në nivelin më të ulët në 20 muajt e fundit, sipas të dhënave të firmës kërkimore në Londër, Markit
Indeksi i Prodhimit të Eurozonës (PMI), si masë më e gjerë e aktivitetit ekonomik në eurozonë ka rënë në shtator me 52.6 pikë, nga 52.9 sa ishte muajin e kaluar, raporton AP, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat mbi 50 pikë tregojnë një forcim të aktiviteteve sektoriale, dhe më pak se 50 pikë në rënien e tyre.
Një inspektim i detajuar i të dhënave tregon se sektori i shërbimeve ka pasur një muaj veçanërisht të vështirë, por se aktiviteti i prodhimit u rrit në nivelin më të lartë që nga dhjetori i kaluar.
Është regjistruar edhe hendeku i madh në mes të dy ekonomive kryesore evropiane, kështu që ndërsa PMI në Gjermani ka rënë në 16-muaj e lartë, në Francë u rrit me ritmin më të shpejtë që nga qershori 2015.
“Ekonomia e eurozonës ka përfunduar në tremujorin e tretë në një dritë zhgënjyese”, tha ekonomisti nga Markit, Rob Dobson.
Ai shtoi se rritja ekonomike në tremujorin është ngadalësuar për 0.3 për qind, duke e bërë të qartë se ngritja ekonomike është ende e pasigurt.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta Bernë: Shoferi 36-vjeçar iu konfiskua menjëherë patenta, njoftoi policia të shtunën. Mjeti i tij u sekuestrua... -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme













