Ekonomi

Ekonomia zvicerane do të rritet edhe më shumë

Parashikimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar se ekonomia e Zvicrës do të rritet me 3% deri në fund të vitit 2018.

Kjo vjen pasi FMN, në prill të këtij viti, parashikoi se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit do të rritet me 2.3%, shkruan “The Local”.

Këto shifra janë në kundërshtim me rritjen ekonomike botërore, ku sipas FMN-së do të ketë një rënie nga 3.9 % në 3.7 %, përcjell albinfo.ch.

Brenga e vazhdueshme mbi negociatat e Brexit dhe luftërat e mundshme tregtare që përfshijnë SHBA-të, si dhe një rritje më e ngadaltë se sa pritet brenda Bashkimit Evropian, janë cituar si arsyet kryesore për llogaritjet globale më negative.

Muajin e kaluar, qeveria zvicerane ka rritur parashikimin e PBB-së për vitin 2018 në 2.9% nga 2.4% dhe më parë këtë vit, u njoftua se eksportet zvicerane kishin pasur rritje të madhe. Eksporti për tremujorin e dytë të vitit 2018 arriti në 55.7 miliardë franga (47.8 miliardë euro), duke përfaqësuar një rekord të ri tremujor.

Me gjithë disa arsye për pozitivitet, megjithatë, FMN ka sugjeruar gjithashtu se ekonomia e Zvicrës mund të ngadalësojë vitin e ardhshëm.

Kjo do të ishte në përputhje me një rënie të rritjes globale të GDP-së, të cilën FMN-ja parashikon të bjerë nga 2 në 1.8% në 2019.