Shkurt.ch
Ekonomitë familjare në Zvicër “peshojnë” 3400 miliardë franga
Pasuria e ekonomive familjare zvicerane gjatë vitit 2015 ka “peshuar” gjithsej 3400 miliardë franga, transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj kohe ajo është rritur për “vetëm” 54 miliardë në krahasim me një vit më parë
Pasuria mesatare e ekonomive familjare në Zvicër gjatë vitit 2015 ka shënuar një rritje më të vogël në krahasim me atë që kishte pasur një vit më parë. Sipas një njoftimi që jep Banka Nacionale e Zvicrës (SNB), ky vendnumërim shpjegohet me faktin se kurset e bursave kanë pasur një stagnacion gjatë vitit të kaluar, shkruan sda.ch. Po ashtu edhe çmimet e patundshmërive gjatë vitit 2015 kanë përjetuar një rritje më të vogël se më parë.
Sidoqoftë, pasuria e ekonomive familjare zvicerane gjatë vitit 2015 ka “peshuar” gjithsej 3400 miliardë franga, transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj kohe ajo është rritur për “vetëm” 54 miliardë në krahasim me një vit më parë.
Por, sipas Bankës Nacionale të Zvicrës edhe borxhet e ekonomive familjare janë rritur në këtë periudhë. Ato tash kanë arritur në 820 miliardë franga gjegjësisht janë për 20 miliardë më të mëdha se në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










