Kosova
Ekspertë nga Suedia trajnojnë stafin e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK
Klinika e Kirurgjisë Pediatrike njofton se ekspertë nga Suedia kanë trajnuar stafin e Klinikës së Kirurgjisë në QKU. Punëtoria njëjavore e urodinamikës, uroterapisë dhe trajtimit endoskopik të refluksitveziko-urinar të fëmijëve, e cila ka zgjatur katër ditë, ka përfunduar me sukses, përcjell albinfo.ch.
“Ekspertët nga Universiteti i Linkopingut nga Suedia, prof. dr. Sven Mattson, prof. dr. Anders Spanberg, prof. dr. Peder Drott, së bashku me ekipin vendor të urodinamikës nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë mbajtur punëtorinë praktike me kontrolle dhe vizita të pacientëve. Gjatë kësaj jave kanë vizituar dhe trajtuar 50 fëmijë me çrregullime të fshikëzës urinare”, thuhet në njoftimin për media.
Bashkëpunimi me ekipin suedez nga Linkshoping do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, me synim që të fillohet edhe një projekt i ri bashkëpunimi në fushën e kujdesit emergjent dhe intensiv në pediatri.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut Pse në Aeroportin e Cyrihut u sekuestrua më shumë drogë?... -
Zjarr në burgun e Bernës, evakuohen të burgosurit nga disa qeli -
Studimi: Shoferët në Gjenevë humbin mesatarisht 141 orë në trafik çdo vit -
Davos
Kurti nga Davosi: ‘Shtëpia e Kosovës’, platformë për promovimin e investimeve dhe kulturës -
Zvicra reagon ashpër ndaj deklaratave të Trumpit në Davos










