Kosova
Ekspertët: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të sjellin dëme
Duket se “masat e paralajmëruara nga BE-ja e që kanë filluar të zbatohen në formë të sanksioneve kundrejt Kosovës, është më e keqja që mund t’i ndodhë vendit”, ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, përcjell albinfo.ch.
Vendi, sipas tij, gjendet në një pikë mjaft kritike “dhe në një realitet, i cili në të ardhmen do të jetë shumë vështirë të rikuperohet”.
“Në aspektin politik do të ketë ngufatje në perspektivë, ndërsa në aspektin ekonomik, do të ketë dëme shumë të mëdha, në aspektin integrues ngadalësim ose kthim në pikën zero, në aspektin social do të jenë vërtet trishtuese dhe kjo është fitorja më e madhe çka kanë mund ta arrijnë armiqtë e Kosovës. Fakti që kemi pezullim të disa fondeve, jemi të paralizuar në Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim dhe shumë projekte të anashkaluara, është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës”, tha Gërxhaliu.
Edhe njohësi i ekonomisë, Ardian Sahiti, thotë se pezullimi i fondeve të BE-së ndaj Kosovës, bazuar në praktikat e kaluara, do të ketë impakt negativ.
“Në këtë fazë të zhvillimit që ndodhet Kosova, pa dyshim se ka nevojë për një injektim të resurseve financiare. Duke u nisur nga këto situata, sanksionet e tilla do të kenë pasoja, nëse zgjaten për një kohë të gjatë”, tha Sahiti.
Aleanca Kosovare e Bizneseve, përmes një reagimi publik, thotë se nëse masat do të vazhdojnë deri në fund të vitit, Kosova mund të humbë mbi 500 milionë euro, investime dhe dëmtim të ekonomisë.
Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosshtensionimit të situatës në veri të vendit. Këto masa përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, suspendimin e të gjitha takimeve bilaterale me BE-në, pezullimi i mjeteve të IPA 2024 e të tjera.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











