Tematike
Ekspertët zviceranë: “Vaksinimi i popullatës nuk kryhet para vjeshtës”
"Duhet të hiqet dorë nga plani ambicioz që deri në fillim të verës të marrin vaksinën të gjithë ata që duan të vaksinohen, gjegjësisht deri në 70 për qind e popullsisë"
Mjekja e kantonit Marina Jamnicki nga Graubünden ishte e para që ka shprehur shqetësimin për rrjedhën e ngadalshme të vaksinimit në Zvicër. Dje ajo për Radion SRF ka thënë: “Kam frikë se do të vijë vjeshta deri sa ta kemi arritur këtë qëllim”. Ajo nuk është e vetmja me këtë frikë. Mjeku i kantonit Zug Rudolf Hauri, president i mjekëve të kantonit, thotë:
“Ndoshta duhet të hiqet dorë nga plani ambicioz që deri në fillim të verës të marrin vaksinën të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen, dhe kështu të “mbulohet” 60 deri në 70 për qind e popullsisë”, transmeton albinfo.ch.
“Në të vërtetë kjo mund të ndodhë në vjeshtë”. Dhe Hauri shkon edhe më tej. I pyetur se çfarë saktësisht do të thotë me vjeshtën, ai specifikon: “Në fakt, mund të jetë vjeshta e vonë”. Kjo sepse gjithmonë mund të ketë vonesa në një moment të këtij procesi kompleks.
Skepticizëm nga përvoja
Në fakt, është përvoja e deritashme ajo që i ka bërë skeptikë ata që janë përgjegjës nëpër kantone. Duke filluar me vështirësitë e dorëzimit me vaksinën nga Pfizer / Biontech deri te miratimi i luhatshëm i produktit nga Astra-Zeneca. Kantonet kishin shpresa të veçanta për këtë të fundit, përcjell albinfo.ch. Kjo vaksinë do të ishte e përshtatshme për vaksinim në zyrat e mjekëve dhe farmacitë, gjë që do të rriste ndjeshëm kapacitetet e vaksinimit.
Në skenarin e fundit të farmacisë së ushtrisë për furnizimin me vaksina në muajt e ardhshëm, Astra-Zeneca nuk shfaqet më fare. Për këtë qëllim në këtë parashikim janë paraqitur dy vaksina të reja nga të cilat qeveria federale tashmë ka porositur doza, por të cilat gjithashtu nuk janë miratuar ende.
Këshilli Federal Optimist – BAG më i kujdesshëm
Ministri Federal Alain Berset ishte optimist javën e kaluar se do të ishte në gjendje të mbante premtimin “në fund të qershorit”, transmeton albinfo.ch. Ai tha para mediave: “Ne mund ta garantojmë këtë qëllim – edhe për shkak të kontratave të reja të furnizimit”.
E pyetur lidhur me skepticizmin e mjekëve të kantonit, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) shprehet më e matur. Ajo shkruan: “Qeveria federale (…) po supozon se Zvicra do të marrë sasitë e dakorduara të vaksinës për çdo tremujor. Qëllimi mbetet që të gjithë që duan të vaksinohen deri në verë mund të vaksinohen”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












