CH-Ballkani
Eksperti Cederman: Më mirë konfliktet të zgjidhen mes vijave kufitare ekzistuese
Për edukimin në paqe Lars-Erik Cederman është shpërblyer me çmimin zviceran Marcel Benoist. Në një intervistë për “Luzerner Zeitung”, ai është shprehur se më mirë do ishte sikur konfliktet të zgjidheshin brenda vijave kufitare ekzistuese, përcjell albinfo.ch.
“Për të sqaruar shpërthimin e dhunës, nuk mjafton vetëm shikimi i pabarëzisë mes grupeve të ndryshme. Duhet të shikohen edhe raportet mes këtij grupi me pushtetin shtetëror. Nëse një shtet nuk respekton të drejtat minoritare ose bile i diskriminon në mënyrë aktive, atëherë rritet pakënaqësia. Në rastin më të keq kjo mund të çojë deri në konflikt. Ekipi im ka shpenzuar shumë kohë, për të pasqyruar këtë lidhje mes etnikumit dhe politikës,” thotë eksperti Cederman, duke shtuar se faktori ekonomik është i ngjashëm me atë politik. Më tej ai shton se në “shumicën e rasteve, do ishte më mirë që konfliktet të zgjidheshin brenda kufijve ekzistues. Por ka raste, kur bashkëjetesa më nuk është e mundur.”
Eksperti i lindur në Suedi tregon se Zvicra është një shembull i mirë i funksionimit të shtetit federal me shumë etni, ndërsa në rastet si Spanja duhet të dialogohet deri në zgjidhjen e problemit. Cederman nuk preferon ndarjen me dhunë siç ndodhi mes Krimesë dhe Ukrainës.
Në pyetjen e fundit ai është ndalur edhe në çështjen e shkëmbimit të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në themel jam për zgjidhjen e konflikteve në kufijtë ekzistues. Megjithatë, shkëmbimi i territoreve mund të ketë kuptim, në rast se nuk ka alternativë tjetër. Gjithsesi kjo duhet të kryhet në pajtueshmëri më banorët lokalë, pasi në të kundërt mund të ketë impulse të reja për konflikte. Për shembull, ajo mund të zgjojë edhe dëshirat e minoriteteve tjera. Nëse shkëmbimi i territoreve në këtë rast [Kosovë] është i mirë, ua lë të vendosin specialistëve të rajonit.”
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër













