Kosova
“Fundi i konfliktit me Serbinë? Anëtarësimi i Kosovës në NATO”
Eksperti gjerman i Ballkanit, Konrad Clewing: Serbia duhet të kuptojë se kërkesa e saj për rishikimin e kushteve të krijuara në vitin 1999, është e kotë
Konrad Clewing, eksperti gjerman i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg e ka të qartë përgjigjen për përfundimin e konfliktit Kosovë-Serbi. “Fundi i konfliktit me Serbinë? Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”. Kështu i përgjigjet ai pyetjes së gazetës 20minuten nëse mund ta shohë në perspektivë zgjidhjen e problemit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Mendoj se duhet të promovohet integrimi perëndimor i Kosovës dhe që mandati i KFOR-it me mekanizmin mbrojtës për Kosovën të formulohet ndryshe – me mandat për dhënien e sovranitetit të jashtëm të Kosovës. Sepse misioni i tij (i KFOR-it) ushtarako-politik i vitit 1999 nuk i përshtatet më situatës aktuale. Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për NATO, të cilin e kërkoi vitin e kaluar.
Serbia duhet të kuptojë se revizionizmi (kthimi në Kosovë) i saj i synuar i kushteve që janë krijuar që nga viti 1999 është i kotë. Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin e saj në mënyrë që minoriteti serb i Kosovës të mund të integrohet, përcjell albinfo.ch. Përderisa Kosova nuk ka garanci efektive që territori i saj do të njihet në mënyrë efektive nga Serbia, asnjë përparim thelbësor në konflikt nuk është i mundur.
Klewing, në intervistën e gjatë për gazetën zvicerane flet edhe për situatën e privilegjuar që gëzojnë serbët sipas kushtetutës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Pakicat në Kosovë, veçanërisht serbët, kanë të drejta jashtëzakonisht të gjera të pakicave në sistemin kushtetues të Kosovës. Kjo vjen nga periudha e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës midis 2008 dhe 2013. Për shembull, policia në veri të Kosovës ishte pothuajse ekskluzivisht serbe përpara se të tërhiqej vjeshtën e kaluar. Përfaqësimi i serbëve në kornizën kushtetuese të Kosovës është në fakt shumë i mirë. Por nëse refuzojnë kornizën kushtetuese të Kosovës, siç po bëjnë serbët, kjo nuk ndihmon askënd.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











