Lajme
Eksperti zviceran: Vetëm të vaksinuarit të udhëtojnë jashtë vendit
Rezistenca ndaj vaksinimeve është e konsiderueshme në Zvicër. Një studim i bërë në nëntor 2020 sugjeron që vetëm 16% e popullsisë do të vaksinohej menjëherë nëse do të kishte një vaksinë të aprovuar Covid-19, raportoi 20 Minuta.
Më shumë se një e katërta (28%) e të anketuarve thanë se do të refuzonin, duke lënë një shumicë të cilët thanë se do të vendosnin në një moment në të ardhmen.
Qeveria e Zvicrës e ka bërë të qartë se vaksinat Covid-19 nuk do të jenë të detyrueshme. Sidoqoftë, mungesa e entuziazmit të Zvicrës për një vaksinë Covid-19 ka bërë që disa ekspertë shëndetësorë që mendojnë gjatë se si të bindin publikun për përfitimet e vaksinimit, përcjell albinfo.ch.
Të tjerët, siç është eksperti i sëmundjeve infektive Andreas Widmer, po pyesin nëse mund të jetë e nevojshme të shkohet përtej fushatave informuese dhe të stimulohet popullata.
Duke folur për gazetën “SonntagsZeitung”, Andreas Widmer tha se nuk është i bindur që informimi i publikut do të jetë i mjaftueshëm. Ai mendon se stimujt për të bindur njerëzit do të ishin më efektive. Një nga sugjerimet e tij është që të lejojë vetëm ata që janë vaksinuar ose që kanë rezultuar negativë të udhëtojnë jashtë vendit me aeroplan, autobus ose anije udhëtimi, sipas 20 Minutes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













