Shqipëria
Eksploruesi i natyrës që promovon bukuritë e Shqipërisë
Pasioni për natyrën duket se ka lindur bashkë me të. Nëse pesë ditë të javës e gjejnë mbi libra, për shkak të profesionit si përkthyes, fundjava për Anri Pashajn është për destinacione dhe zbulime të reja në Shqipëri dhe më gjerë.
Në rrjetet sociale ka të postuara fotografi të vargmaleve, majave të larta, shpellave, piktogrameve dhe petroglifeve – gdhendjeve shkëmbore parahistorike – pastaj fosileve detare, stalaktiteve dhe stalagmiteve, bimëve të rralla etj.
Këto zbulime dhe imazhe të tij janë shpërndarë shpesh edhe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe institucione të tjera, me qëllim promovimin e këtij vendi.
Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Anri Pashaj nga Tirana tregon se që i vogël ka pasur kuriozitet për atë që gjendet më tej, që fshihet mes kodrash, malesh apo pas tyre.
Ai thotë se edhe rrugën për në shkollë, nuk e ndiqte gjithmonë të njëjtën, por se përpiqej të gjente shtigje të reja.
Se si i ka lindur ideja për të eksploruar natyrën, 46-vjeçari e kujton edhe sot:
“Kam qenë 16 vjeç… Më kujtohet kureshtja e madhe që kisha për të parë se çfarë kishte prapa malit të Dajtit (rrëzë të cilit është ndërtuar Tirana). Atëherë, nuk kishte shumë makina, rrugë… ‘hiking’ ose ‘trailining’ nuk ekzistonin si koncepte. Nuk kishte fotografi apo botime promovuese”.
“Shqipëria ishte shumë e paeksploruar në atë kohë dhe unë kisha shumë kuriozitet për ato vende që ishin zona ushtarake, ku nuk mund të kaloje. Bëhet fjalë për maja kodrash, vargmale kufitare…”, thotë Pashaj.
Udhëtimet me “të panjohur”
Çdo fundjavë, ai i bën thirrje përmes rrjeteve sociale kujtdo që dëshiron t’i bashkohet në rrugëtimet e tij. Ai tregon se interesimi është i madh dhe se rrallëherë i ndodh që të dalë i vetëm.
Nëse në fillim eksplorimet i bënte me miq të afërt, sot i bashkohen miq virtualë, që i takon për herë të parë kur nisin udhëtimin e paralajmëruar.
“Unë postoj shumë fotografi dhe video me komente informuese për objektin e udhëtimit, por edhe për aspektin kontekstual të lidhur me të, si: florën, faunën, peizazhin, historinë, etnokulturën, arkeologjinë, paleontologjinë, gjeologjinë dhe gjithçka që di”.
“Kam mijëra kontakte në Facebook dhe, sigurisht, pjesën më të madhe të tyre nuk e njoh personalisht. Me një pjesë të mirë të atyre që vijnë me mua të shtunave nëpër ekskursione, jam takuar për herë të parë kur kanë ardhur në makinë për t’u nisur bashkë”, tregon përkthyesi i pasionuar pas eksplorimit të natyrës.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë












