Tematike
Ekspozita “Arratisja”
Nga 25 janari deri më 16 shtator 2018, në Muzeun Historik të Bernës do të qëndrojë e hapur ekspozita “Flucht” (Arratia)
Çdo ditë ne shohim imazhe me burra, gra dhe fëmijë që ndodhen në arrati. Por, çfarë do të thotë në fakt të jesh i detyruar të braktisësh shtëpinë, punën, familjen dhe atdheun? Ekspozita “Arratisja” u jep vizitorëve një ide se çfarë do të thotë të jesh refugjat ose i arratisur. Ekspozita shëtitëse, nga 25 janari deri më 16 shtator është mysafire në Muzeun Historik të Bernës.
Aktualisht, rreth 65 milionë fëmijë, gra dhe burra në gjithë botën janë refugjatë. Që nga Lufta e Dytë Botërore numri i personave të zhvendosur kurrë nuk ka qenë më i madh. Ekspozita “Arratisja” hedh dritë mbi këtë temë komplekse nga këndvështrime të nrdyshme dhe u mundëson vizitprëve që përmes biografive tipike të njihen me rrugët e vështira dhe të rrezikshme që janë detyruar t`i marrin përsipër refugjatët dhe familjet e tyre.
Në hyrje të ekspozitës, vizitorët shohin imazhe mbresëlënëse të regjisorit Mano Khalil, dikur edhe vetë refugjat. Ata gjejnë këtu rrëfime të njerëzve të cilët kanë qenë të detyruar të marrin rrugën e arratisë të shtyrë nga dhun, lufta dhe përndjekja. Vizitorët mësojnë për goditjet e fatit, për përvojat traumatizuese në vendin e prejardhjes dhe gjatë rrugës dhe mësojnë po ashtu se si ndihesh kur shkon në një vend në të cilin askush nuk është duke të të pritur. Një vend në të cilin megjithatë, i ke mbështetur të gjitha shpresat.
Në gjithë botën, më shumë se 90% të të zhvendosurve varen nga ndihmat. Ekspozita ofron pamje nga angazhimi i Zvicrës dhe ndihma ndërkombëtare. Veç kësaj ajo informon lidhur me procedurën zvicerane të azilit dhe rreth asaj se si ndikojnë vendimet mbi azilin në të ardhmen e personave që kërkojnë mbrojtje (azil).
“Arratisja” është një projekt i përbashkët i Komisionit Federal për Migracion (EKM), Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), Komisariatit të Lartë për Refugjatë në kuadrin e OKB-së (UNHCR) dhe Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA).
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












