Kalendari
Ftesë për ekspozitë, vernisazh, prezantim projekti, panel, Grevë
Nexhibe Imeri prezanton projektin artistik "Ein selbstbestimmtes Leben – Mittels Kunst zur Gleichstellung" (Një jetë e pavarur– Përmes artit drejt barazisë)
Të dashur miq, kolegë dhe dashamirës të artit, Unë jam Nexhibe Imeri, artiste dhe studente në nivelin Master në Critical Image Practices në Hochschule Luzern, Design, Kunst & Film.
Kam kënaqësinë t’ju ftoj në ekspozitën dhe prezantimin tim të diplomës, një ngjarje që ndërthur artin me aktivizmin shoqëror dhe që fokusohet në pabarazinë gjinore, strukturat patriarkale dhe mekanizmat e fshehtë të diskriminimit ndaj grave, edhe në një epokë të ligjeve përparimtare.
Ngjarja kryesore mbahet më:
📅 14 qershor 2025 | 🕓 Ora 16:00 – 18:30
📍 Biblioteka HSLU, Arsenalstrasse 28a, 6010 Luzern-Kriens
Në përfundim: apero e vogël dhe miqësore.
Ekspozita do të jetë e hapur nga 12.06 deri më 10.07.2025.
Programi i ngjarjes:
Prezantimi i projektit tim të diplomës me vepra pikture
Diskutim në podium me figura të shquara nga fusha të ndryshme që më mbështesin:
Dr. Dashnim Hebibi, shkencëtar politik, autor, politikan dhe themelues i HelveticForum
Zita Küng, juriste, autore, aktiviste feministe dhe fituese e çmimeve për të drejtat e grave
Prof. Dr. Nika Spalinger, pedagoge arti me fokus në artin si formë aktivizmi shoqëror
Një sociologe nga Zvicra (e ftuar, në pritje të konfirmimit)
Kjo është një mundësi për të reflektuar dhe diskutuar temat urgjente të barazisë gjinore dhe për të parë nga afër se si arti mund të sfidojë dhe transformojë strukturat shoqërore.
Ngjarja do të përcillet me foto dhe kamerë nga Daut Luboja.
Mbulim mediatik nga:
• albinfo.ch
• helveticforum.ch
• luzernerzeitung.ch
Ngjarja është e hapur për një numër të kufizuar prej 40 personash.
Ju lutem, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: [email protected] 📞 076 570 37 67
Me respekt dhe shumë mirënjohje,
Nexhibe Imeri: Artiste dhe Master Studente në “Critical Image Practices” Hochschule
Luzern – Design, Kunst & Film
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Qershor 2025
- Ora16:00
- LokacioniLuzern - Kriens
- Data e përfundimit24 Maj 2025 - 11:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












