E-Diaspora

Eldini kalon në FC Chiasso

Eldini është me prejardhje nga Gostivari, ndërsa nga viti 2011 ai ka luajtur në skuadrën e FC St Galleni II si mesfushor-ofensiv dhe kapiten i kësaj skuadre

Futbollisti Eldin Muharemi ka kaluar nga FC.St Gallen II te FC.Chiasso, me kërkesë të trajnerit aktual të kësaj skuadre, ish-lojtarit të Milanit dhe ish-lojtar i Suadres të Italisë, Gianluca Zambrotta.

Eldini është me prejardhje nga Gostivari, ndërsa nga viti 2011 ai ka luajtur në skuadrën e FC St Galleni II si mesfushor-ofensiv dhe kapiten i kësaj skuadre. Eldini është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre.

Pas një stërvitjeje njëjavore në skuadrën FC Chiasso dhe pas një paraqitjeje shumë të mirë në lojën miqësore në mes të FC.Chiassos-Steaua Bukarest, Eldin Muharemi si lojtar mysafir bëhet protagonist i një super goli dhe një asistim goli për ta mposhtur kampionin e Rumanisë, Steaua Bukarest 2 :1.