Lajme
Eliza Dushku bëhet me shtetësi shqiptare
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi nënshkroi sot dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare, aktores Eliza Dushkut.
“Ju jeni tashmë imazhi i mirë i shqiptarëve që punoni për Shqipërinë’, iu drejtua presidenti shqiptar të pranishmëve në një takim sot me Eliza Dushku, raportojnë mediet në Tiranë.
“Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”, u shpreh Bamir Topi.
Nga ana e saj Eliza jo vetëm shprehu mirënjohjen për këtë vendim të Presidentit, por i dëshmoi atij se ajo ndjehej shqiptare prej vitesh, madje për këtë kishte bërë dhe një tatuazh me simbolin e flamurit shqiptar në qafë.
Ne takimet zyrtare të këtyre diteve në Tiranë u vu re një stil tjeter i Elizes.
Aktorja po perdor veshje shume serioze, ndryshe nga ajo që e kemi parë në fotografitë në Hollivud, ku ajo paraqitet me stil shumë ndryshe.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











