Lajme
Eliza Dushku, e mbuluar me shami viziton Tetovën
Aktorja e mbuluar me shami, dhe në shoqëri të aktorit tetovar, Blerim Destani vizitoi Xhaminë e larme dhe Teqenë Arabati në Tetovë
Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj Korçës ku edhe u nderua me titullin ambasadore për kulturë dhe dhënies së nënshtetësisë nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, aktorja hollivudioane me preardhje shqiptare Eliza Dushku ka vizituar sot edhe Tetovën, raportojnë mediet në Maqedoni.Ajo e mbuluar me shami, dhe në shoqëri të aktorit tetovar, Blerim Destani fillimisht vizitoi Xhaminë e larme dhe më pas edhe Teqenë Arabati BABA në Tetovë.“Deshëm të bëjmë një dokumentar për Shqipërinë dhe e dimë se Maqedonia është shtëpia e shumë shqiptarëve si Nënë Tereza, Leka i Madh, dhe jam shumë krenare ta tregoj këtë në dokumentar pra të tregoj përvojën time këtu. Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku gjendet Shqipëria, ata se gjenin dot as edhe në hartë më thonin je Armene, u thosha jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë”, deklaroi Eliza Dushku.“Do jetë edhe xhamia e pashës në Dokumentar sepse kemi incizuar edhe një kishë, kshtu që është një kënaqësi për mua ti prezantoj xhaminë 500 vjet të vjetër të Tetovës dhe së shpejti do del dokumentari që do e shoh e tërë bota sa të bukura janë vendet shqiptare”, u shpreh Blerim Destani.Eliza Dushku pas këtij turneu ka paralajmërur se do të prodhojë një dokumentar.
Vizitën e aktorës Dushku e ka organizuar fotografi i njohur kosovar me famë botërore, Fadil Berisha.
Pos aktores së njohur të Hollywoodit, po marrin pjesë edhe të tjerë shqiptarë me nam si aktori Blerim Destani, Inva Mula etj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












