Elmer në paraburgim për dorëzimin e sekretit bankar
Elmer i ka dorëzuar Wikileaks-it të dhëna sekrete të bankës ku ka punuar më parë dhe dyshohet se ka shkelur detyrimin e sekretit bankar
Ish bankierit Rudolf Elmer, i cili është arrestuar të mërkurën, i është shqiptuar të shtunën masa e paraburgimit. Ky vendim i gjyqtarit hetues u është kumtuar palëve pasditën e djeshme.
Elmer ngarkohet me dyshimin se i ka dorëzuar udhëheqësit të Wikileaks-it, Julian Assange, të dhëna sekrete të bankës private Julius Bär, ku ai ka punuar më parë. Me këtë veprim, ai dyshohet se ka shkelur detyrimin për ruajtjen e sekretit bankar.
Masa e paraburgimit i është shqiptuar atij për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka rrezik për t`i zhdukur dëshmitë, shkruan tagesanzeiger.ch.
Siç ka deklaruar avokatja e tij, Elmer do të ushtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kantonit të Cyrihut. Bankieri Elmer të mërkurën i ishte shqiptuar një dënim me kusht me të holla, por, pas lirimit, ai sërish ishte arrestuar nga policia.
E-Diaspora
-
Ag Apolloni ligjëron në Harvard për mitin e besës shqiptare Ag Apolloni prezanton kërkimin për baladën e besës në Harvard University... -
Zvicër
Koncert festiv në Thun për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës -
Paris
Në Paris shënohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, theksohet miqësia me Francën -
Ansambli “Trojet” shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës -
Të rrëfehesh në gjuhën e shpirtit, pse terapia në gjuhën amtare shëron më thellë
Jeta në Zvicër
-
Treni del nga shinat në stacionin e Winterthurit Një tren doli nga shinat në stacionin e Winterthur sot në mesditë., ka anulime dhe vonesa. ... -
Medalje e artë për Zvicrën, Marianne Fatton shkruan histori në debutimin olimpik -
Ngrënia në restorant në Evropë: Në Kosovë më lirë, në Zvicër më shtrenjtë -
Gjykata Federale refuzon padinë kundër Zvicrës për masat e COVID-19 -
Shefi i Komandës së Operacioneve viziton trupat zvicerane në Kosovë














