Kosova
Ngrënia në restorant në Evropë: Në Kosovë më lirë, në Zvicër më shtrenjtë
Një darkë mesatare me tre pjata për dy persona në një restorant zviceran të kategorisë së mesme pritet t’ju kushtojë 107.24 euro, më shumë se katër herë çmimi i një darke në Kosovë
Të provosh kuzhinën vendase është po aq e rëndësishme sa të vizitosh atraksionet kryesore kur udhëton në një vend të ri, por skenat gastronomike të Evropës ndryshojnë shumë sa i përket buxhetit që duhet të shpenzosh për një vakt për dy persona.
Platforma Ferry GoGo ka kryer një studim dhe ka përpiluar një listë të vendeve evropiane, nga më luksozet te më të lirat, bazuar në çmimin mesatar të një darke me tre pjata për dy persona (pa përfshirë pijet) në atë që e përshkruan si një restorant “të kategorisë së mesme”, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Pra, ku do të shkojë më larg buxheti juaj?
Në Kosovë, ku një vakt me antipasta, pjata kryesore dhe ëmbëlsira kushton vetëm rreth 20 euro. Pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (24.38 euro) dhe Moldavia (30.32 euro), çka tregon qartë se rajoni është vendi ideal për të ngrënë me kosto të përballueshme.
Por çfarë mund të gjeni në menu?
Pjata kombëtare e Kosovës është flija, byreku me shtresa petash që vendosen mbi njëra-tjetrën me një përzierje kremoze kosi, gjalpi dhe djathi, i cili shtypet dhe piqet nën saç.
Specat e mbushur, perimet turshi dhe, sigurisht, bakllavaja janë gjithashtu pjesë e menusë, ndaj nuk do të mungojnë pjatat e bollshme. Dhe sigurohuni të provoni një makiato të shijshme.
Në anën tjetër të spektrit, aty ku një darkë jashtë do t’ju kushtojë shumë më tepër, është Zvicra!
Një darkë mesatare me tre pjata për dy persona në një restorant zviceran të kategorisë së mesme pritet t’ju kushtojë 107.24 euro, më shumë se katër herë çmimi i një darke në Kosovë.
Danimarka u rendit e dyta dhe Luksemburgu i treti, por më poshtë janë pesë vendet kryesore në secilën kategori, me çmimet përkatëse.
Pesë vendet më të lira në Evropë për të ngrënë jashtë
Kosova: 20.00 euro
Maqedonia e Veriut: 24.38 euro
Moldavia: 30.32 euro
Bosnja dhe Hercegovina: 30.75 euro
Serbia: 38.34 euro
Pesë vendet më të shtrenjta në Evropë për të ngrënë jashtë:
Zvicra: 107.24 euro
Danimarka: 93.69 euro
Luksemburgu: 90.00 euro
Norvegjia: 89.86 euro
Holanda, Irlanda, Finlanda, Belgjika: 80.00 euro
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme Gjatë një kontrolli në një shtëpi të premten, më 8 maj 2026, në Näfels, hetuesit nga... -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35 -
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7












