Shkurt.ch
“Elmex”-i zviceran do të prodhohet në Poloni
Pasta zvicerane e dhëmbëve “Elmex” tash e tutje do të prodhohet në Poloni. Firma „Gaba“ ka mbyllur fabrikën e saj në Therwill, ndërsa do të mbeten pa punë 98 persona.
Edhe një lajm i keq për ekonominë zvicerane. “Elmex” ka planifikuar reduktimin e 98 vendeve të punës në Therwill, në kantonin e Bazelit, ku janë të punësuar 250 veta.
Në rajon do të mbeten ndërkohë vetëm departamentet e kërkimit dhe zhvillimit.
Punëtorët do të preken edhe në qytetin e afërt gjerman, Lörach.
Lajmi është konfirmuar për mediat zvicerane nga një zëdhënëse e ndërmarrjes, e cila thotë se vendimi nuk është marrë për shkaqe ekonomike, por për shkak të një riorganizimi të brendshëm.
Produket “Elmex” dhe “Meridol” do të mbeten në dispozcion për konsumatorët, vetëm se qyteti i prodhimit do të zhvendoset në Swidnica në Poloni, sqarojnë zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












