Kuriozitete
Elon Musk eksperiment me majmunët, u vendos çip në tru
15 nga 23 majmunët kanë ngordhur
Neuralink-u i Elon Musk, plani ambicioz përmes të cilit synohej të rifitohej lëvizshmëria e njerëzve që kishin pësuar dëmtime të shtyllës kurrizore, duke futur një çip në tru, aktualisht po eksperimentohet me majmunë.
Manjati nga Afrika e Jugut është shprehur gjithmonë se gjërat “po ecnin mirë” dhe e ka përshkruar eksperimentin si “të sigurt dhe të besueshëm”. Megjithatë, versioni i tij bie ndesh me atë të ofruar nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësi të Përgjegjshme, pasi kjo organizatë thotë se majmunët i janë nënshtruar “vuajtjeve ekstreme” si rezultat i “kujdesit jo të përshtatshëm” që është treguar për to, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“New York Post” ka publikuar denoncimin e kësaj organizate, që thotë se të paktën 15 nga 23 majmunët e Universitetit të Kalifornisë të përdorur në projekt, midis viteve 2017 dhe 2020, kanë ngordhur, ndërsa vetëm 7 kanë mbijetuar: “Ata nuk u dhanë majmunëve kujdesin e duhur veterinar. Përveç kësaj, ata përdorën procedura shumë invazive për të bërë implante truri dhe për të eksperimentuar mbi kafshët”.
Gjithashtu, Komiteti prezantoi disa shembuj të dëmtimeve të pësuara nga kafshët. Njërit prej tyre i mungonin gishtat e duarve dhe këmbëve, ndërsa një majmuni tjetër i kishin futur në tru elektroda që i shkaktonin të vjella.
Përveç kësaj, Komiteti ka njoftuar se do të bëjë një ankesë kundër Universitetit të Kalifornisë, i cili është financuar me rreth 1,4 milionë dollarë nga Neuralink për të kryer eksperimentet.
Nuk dihet ende nëse publikimi i këtij lajmi do të pengojë Elon Musk për të nisur eksperimente të tilla edhe me njerëzit, të cilat janë parashikuar për në vitin 2023.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













