Gruaja
“Embrioni në pëlhurë” , ekspozitë e piktores nga Prishtina në Cyrih
Piktorja 28-veçare, Vesa Govori, nga Prishtina, hap ekspozitë më 20 maj në "Kronen Galerie" në Cyrih.
Kur keni filluar të pikturoni?
Si e vogël, ndoshta prej moshës 4-vjeçare prindërit e panë interesimin dhe dëshirën për art që kisha, ku impresionohesha shumë kur përdorja ngjyrën dhe isha e lirë në vizatime. Në vazhdimësi isha e interesuar që t`iu ndihmoja të tjerëve në vizatimet e tyre, me ç`rast prindërit e mi panë talentin tim në këtë lëmi. Pastaj në shkollën e mesme fillova të pikturoj, ku përveç hobit dhe angazhimit, doja të vazhdoja pikturën edhe si profesion timin primar. Ëndrra ime u realizua kur unë u pranova në Universitetin e Arteve në Prishtinë, ku edhe përfundova studimet postdiplomtike Master në po këtë Universitet.
Cilin stil artistik e krijoni?
Arti të cilin e paraqes në punimet e mia ka të bëjë me art ekspresiv- abstrakt, stil të cilin e kanë paraqitur edhe shumë artistë të njohur botërorë. Inspirimin e gjej nga rrethi ku jetoj – vetë jeta ime; e që tashmë edhe jam bërë një nënë e lumtur (i ndrin sytë nga emocionet), ku më erdhi një frymë e re në jetën time. Kjo më dha frymëzim ta paraqes atë në veprat artistike, pra Embrionin!
Me çka kanë të bëjnë punimet e reja?
Në këtë epos kam paraqitur embrionin, do të thotë ka të bëjë me zhvillimin, evoluimin; duke filluar në brendësi të atomit, prej bërthamës së tokës, veza te shpezët, e deri te femra që e përjeton këtë krijim biologjik.
Që nga diplomimi ju po ashtu keni filluar si mësimdhënëse, ku e gjeni veten më shumë?
Në momente të caktuara artistëve iu nevojitet qetësi dhe hapësirë për paraqitjen e veprave, mirëpo puna ekipore është sfiduese, pasi duhet zbuluar talentet e fshehta te studentët, duke i motivuar ata që ta shprehin imagjinatën e tyre në mënyrë vizuele.
Ju keni prezantuar ekspozita përgjatë Evropës, cili është plani për në Zvicër?
Gjatë këtyre viteve të karrierës sime kam pasur disa ekspozita, si ato në vend, po ashtu edhe jashtë vendit. Ndër to janë ekspozitat në Kroaci, Itali, Gjermani, Maqedoni etj. Po ashtu plani im aktual është në Zvicër, Cyrih, në “Kronen Galerie”, e cila do të hapet më 20 maj 2015 dhe do të përmbyllet më 25 maj. Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë artdashësit.
Planet për të ardhmen: çfarë do të presin adhuruesit e pikturës dhe ku?
Planet e mia për të ardhmen janë përafërsisht të ngjashme me ato që kam filluar. Unë vetëm kam qenë organizatore e disa ekspozitave individuale dhe kolektive, njëra ka qenë ekspozitë lëvizëse nëpër Kosovë, me motive humanitare. Pastaj jam fituese e çmimit të parë në një konkurs nga ambasada franceze. Në të ardhmen, në kohë jo të caktuar, mendoj të organizoj ekspozita humanitare, të zgjoj kureshtje për art te publiku, duke organizuar ekspozita dhe duke marrë pjesë në konkurse në vend dhe jashtë vendit. Destinacionet e radhës, ndër të tjera, do të jenë dhe Dubai, Parisi si dhe Mbretëria e Liechtensteinit.
Për fund, një porosi për adhuruesit e pikturës?
Për të gjithë qytetarët është mesazhi që dua t’i nxis që të vizitojnë punimet e artistëve, të vlerësojnë artin, sepse me të vërtetë është një botë që të shkëputë prej rutinës dhe të merr me vete, në një botë tjetër, rrëfen piktorja me fytyrë të qeshur!
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten









