Shqipëria
Emergjencë në Shqipëri
Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve gjatë ditës së premte, ndërsa këshillohet që të shmangen udhëtimet edhe në zonat malore, ku rreziku vjen nga përrenjtë e vrullshëm
Stuhia që përfshiu Shqipërinë shkaktoi viktimën e parë në Fier. Ai është 50-vjeçari Sabri Vriga, i cili është goditur nga rryma elektrike, ndërsa po riparonte një defekt në fshatin Krujan, shkruajnë mediat shqiptare.
Atij i ishte kërkuar që të rivendoste lidhjen elektrike. Kolegët e tij e dërguan me urgjencë në spital, por pa mundur ta shpëtojnë. Ndërkohë, moti i keq dhe reshjet e shiut përmbyten akse nacionale, përcjell albinfo.ch.
Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua pasdite për shkak se niveli i ujit shkoi deri në lartësinë e trafik-ndarëses. Për këtë arsye policia devijoi trafikun në rrugët dytësore. Shumë mjete mbeten të bllokuara në rrugë, ndërsa niveli i ujit po rritet.
Rruga e Kombit në zonën e Milotit është bllokuar për një kohë të gjatë dhe sipas drejtuesve të automjeteve që ndodhen atje ka ndodhur edhe një aksident me pasojë tre të lënduar.
Shtabet e emergjencës janë në gatishmëri, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Lumenjtë e mëdhenj po monitorohen.
Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve gjatë ditës së premte, ndërsa këshillohet që të shmangen udhëtimet edhe në zonat malore, ku rreziku vjen nga përrenjtë e vrullshëm.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













