Lajme
Emigracioni përgjysmon numrin e nxënësve shqiptarë në Dibër
Pakësohet numri i gjimnazistëve në komunën e Dibrës, me ç`rast këtë vit shkollor është përgjysmuar numri i nxënësve shqiptarë
Numër më i vogël nxënësish janë regjistruar sidomos në shkollat e mesme të komunës së Dibrës, raporton INA.
Në gjimnazin “Zdravo Çoçovski” në Dibër në vitin e parë janë regjistruar 116 nxënës në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa 80 nxënës në paralelen me mësim në gjuhën maqedonase. Kjo shifër e pakësuar është vlerësuar si shqetësuese nga drejtuesit e gjimnazit, të cilët kanë apeluar për regjistrim më masiv të nxënësve shqiptarë, dhe të evitohet largimi i tyre drejt qyteteve të tjera.
Në gjimnazin e Qendrës së Zhupës janë regjistruar vetëm 38 nxënës, nga 102 nxënës që kanë përfunduar shkollën e mesme. Këto nxënës të regjistruar kryesisht janë regjistruar në paralelet me mësim në gjuhën turke dhe maqedonase, pasi që bëhet fjalë për komunën e banuar me komunitet torbesh. Këto shifra të regjistrimit paraqesin shqetësim për Dibrën, pasi që shumica e të rinjve çdo ditë po braktisë këtë komunë të dominuar nga shqiptarët.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











