Lajme
Emigracioni, Shqipëria po plaket!
Të dhënat e OKB-së tregojnë se nga viti 1990 ka emigruar 20 për qind e popullsisë së vendit, shumica në Greqi dhe Itali
Projeksionet globale mbi popullsinë parashikojnë një rënie drastike të popullsisë në Shqipëri, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale 2.9 milionë.
Në piramidën e popullsisë, krahas uljes së theksuar të numrit, thuhet se do të ketë një përkeqësim të vitalitetit të popullsisë. Ajo tregon se më 2100 gati një e treta e personave do të jenë mbi 60 vjeç, ndërsa do të ulet ndjeshëm numri i lindjeve.
Emigracioni është një ndër shkaqet e përkeqësimit. Të dhënat e OKB-së tregojnë se nga viti 1990 ka emigruar 20 për qind e popullsisë së vendit, shumica në Greqi dhe Itali.
Mediat në Tiranë raportojnë se sipas të dhënave të fundit të Instat-it, aktualisht rreth 13 % e popullsisë është mbi 65 vjeç, ndërkohë është ulur treguesi i lindshmërisë në 1.7 fëmijë për grua.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? Askush nuk i pëlqen të flasë për taksat - dhe aq më pak t'i paguajë ato.... -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale -
Kosovari që sulmoi hebreun, kishte precedent penal – përballej me deportim -
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana













