Lajme
Emigrantët mbesin në zonën neutrale
Rreth 500 refugjatë kanë mbetur në zonën neutrale ndërmjet Greqisë e Maqedonisë. Atyre nuk u lejohet të lëvizin në drejtim të qytetit të Gjevgjelisë
Më shumë se 500 emigrant aziatikë dhe afrikanë që kanë ikur nga zonat e luftës, kanë mbetur në zonën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Atyre nuk u lejohet të lëvizin në drejtim të qytetit të Gjevgjelis, që më pas të ikin nga Serbia drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Pas këtij, dhe shumë rasteve të tjera, organizatat joqeveritare në Maqedoni kanë ngritur zërin se Ligji i ri për azil nuk po respektohet.
Sipas këtij ligji, emigrantëve që vijnë nga viset e prekura nga lufta nga Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut, u mundësohet pa problem të qëndrojnë 72 orë në territorin e Maqedonisë dhe pas kësaj kohe të largohen ose të kërkojnë azil.
“Emigrantëve pothuajse në asnjë mënyrë nuk u lejohet ta kalojnë pikën kufitare të Bogorodicës mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe atje të paraqesin kërkesën e tyre për azil, apo thjesht vetëm të kalojnë territorin e Maqedonisë. Ata detyrohen të kthehen në zonën neutrale ndërkufitare”, bën të ditur Mersiha Smailoviq, nga organizata joqeveritare “Legis”.
Sipas saj, 200 emigrantë që kishin arritur në qytetin e Gjevgjelisë nga policia maqedonase janë kthyer në zonën neutrale ndërkufitare. Burra, gra dhe fëmijë me ditë të tëra po qëndrojnë në qiell të hapur, pa ushqim dhe pa ilaçe, në një gjendje të plogësht shëndetësore, raporton REL.
Nga ana tjetër, autoritetet maqedonase arsyetohen se kanë shtuar masat rreth sigurimit të kufirit, pasi që pala greke në mënyrë të pakontrolluar i lëshon emigrantët të kalojnë këndej kufirit.
“Republika e Maqedonisë, nga ana e saj, vepron konform ligjeve për mbrojtjen e vijës kufitare të shtetit. Si rrjedhojë e situatës së krijuar nga fluksi i madh i emigrantëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa plotësuese për ruajtjen e kufirit me fqinjin jugor, sepse informacionet nga terreni flasin se ai (kufiri) nuk mbrohet në formën e duhur nga ana e Greqisë”, ka thënë, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Ai thotë se gjatë gjashtë ditëve sa ka hyrë në fuqi Ligji për azil, dikasteri i policisë maqedonase ka ndarë mbi 3 mijë vërtetime për emigrantët, të cilët dëshirojnë të kalojnë territorin e Maqedonisë.
Ndërkaq, shefja e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Shkup, Sanja Bozhinovska – Petrushevska, pajtohet se Ligji i ri për azil në masë të konsiderueshme shmang rreziqet, ndaj të cilave emigrantët ishin të ekspozuar më parë, por njëkohësisht thotë se autoritetet maqedonase duhet të tregojnë më shumë kujdes ndaj emigrantëve për aq kohë sa ata qëndrojnë në territorin e Maqedonisë.
Ndryshe, një situatë e rëndë me refugjatët aziatikë, kryesisht nga Siria e Iraku, është edhe në Luginën e Preshevës. Gjatë fundjavës, vetëm në Preshevë kanë qenë të stacionuar më shumë se 2 mijë refugjatë aziatikë. Disa nga ta, siç është raportuar, janë të sëmurë nga TBC-ja dhe nga sëmundjet tjera.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












