Shqipëria
Emigrantët shqiptarë kërkojnë ndihmë nga Shqipëria
Tragjedia e ndodhur në Mandra të Athinës goditi edhe familjet shqiptare që jetojnë në këtë zonë. Plot 19 janë të vdekurit deri tani dhe një i humbur. Mes tyre edhe Petro Koleci nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës.
Shiu ka pushuar në Mandra, por situata është kaotike. Qindra ndërtesa të dëmtuara, mijëra njerëz që humbën mundin e një jete të tërë, shkolla e fabrika të përmbytura, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det, raporton “TCH”.
Më shumë se 2.000 familje gjenden në kushte të vështira, në qiell të hapur dhe pothuajse pa asnjë ndihmë nga shteti. Tragjedia ka goditur rreth 30 familje emigrantësh shqiptarë, të cilët veçse kanë humbur çdo gjë, tashmë përballen me shumë vështirësi për të mbijetuar, përcjell albinfo.ch.
“U shqye porta, na mori uji e na përplasi në mur, e më pas te frigoriferi teksa vinim rrotur mes ujit. Për fat të mirë që ishte nusja ime prapa dhe na kapi të dyve, edhe mua, edhe djalin, se do të kishim dalë nga porta për në det. Jam i gjithi i nxirë nga goditjet, vinin tulla e blloqe”, rrëfen Stefan Bono.
“Ndihmë duam nga shteti ynë, sepse këta nuk interesohen fare për neve. Këta janë racistë, nuk na japin as çizme të veshim. Hyni brenda, por unë nuk kam se me çfarë të ha bukë sot. Askush nuk do t’ia dijë”, shprehet Violeta Bono.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













