Lajme
Emigranti i ri në Hungari: “Po na trajtojnë si kafshë”
Bleron Olluri, një i ri 18 vjeçar nga Lipjani ka 23 ditë që po qëndron i mbyllur në burgun e Nyirbatorit në Hungari. Bashkë me të janë rreth 50 kosovarë të tjerë, tregon Bleroni.
Ata kanë një trajtim të keq nga gardianët e burgut. Gjatë tërë ditës qëndrojnë të mbyllur, ndërsa kanë vetëm një orë mundësi të dalin në oborr i cili është i rrethuar. Bleroni rrëfen se në këtë burg ka edhe të sëmurë dhe ata nuk marrin trajtim mjekësorë, shkruan gazetaexpress. Ky i ri ka kontaktuar edhe me ambasadën e Kosovës në Hungari, por sipas tij ata nuk i kanë dalë në ndihmë dhe nuk kanë qenë në gjendje as t’u a dëgjojnë vuajtjet dhe mundimet qe po i kalon ai me kosovarët e tjerë në këtë burg. Këta të burgosur tash 2 ditë janë në grevë.
Sipas Bleronit ata fyhen e shahen çdo ditë nga rojat e burgut. Në këtë burg thotë ai, ka pasur edhe familjarë, gra e fëmijë, shumica janë larguar por beson se kanë mbetur edhe disa familje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it












