Kosova
Emisari gjerman: Kosova s’do të ketë marrëveshje më të mirë në tavolinë
Në një deklaratë, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se propozimi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është marrëveshja më e mirë e mundshme për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“E kuptoj se mund të ketë shqetësime të formulimeve të ndryshme, është gjë fisnike, është Marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën dhe duhet të trajtohet. Ka dy gjëra shumë të rëndësishme, së pari ajo është publike dhe mund të lexohet, sigurisht se mund të ketë vlerësim secili”, ka thënë ai për televizionin publik të Kosovës të martën në mbrëmje.
Emisari gjerman është i bindur se kjo është marrëveshja më e mira e mundshme dhe më e mira në kuptimin e organizimit që mund të arrihet.
“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që do të ishte realiste për të arritur në proces. Pra, është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk do të ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer. Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet, ndoshta marrëveshja nuk është krejtësisht e duhura, ose më e mira e mundshme, mirëpo duhet të shihen mundësitë e së ardhmes që përqafohen nga kjo marrëveshje”, ka thënë ai.
Emisari gjerman ka shtuar se Kosova është gjithmonë e fortë, kur arrin të thotë po.
Për Asociacionin, ka theksuar se duhet të ketë qasje pozitive dhe të jepet një mundësi pozitive dhe, sipas tij, nuk ka rrezik për integritetin e Kosovës dhe sovranitetin. Ai ka siguruar se qëndrimi gjerman është shumë i qartë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
Për përmbajtjen e Planit evropian Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt në takimin në Bruksel. Palët do të diskutojnë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut për implementimin e planit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












