Uncategorized
ARD: Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë?
Televizioni i parë publik gjerman (ARD) ka shfaqur më 12 mars një emision, në të cilin një pjesë ia kushton Kosovës, në dritën e eksodit të muajve të fundit. Në Kosovë perëndimi ka derdhur miliarda por efekti i tyre është i vogël ose inekzistent. Ku kanë shkuar këto mjete?
Gazetarët e emisionit “Kontraste” kanë bërë përpjekje për të gjetur përgjigjen për këtë dhe pyetje tjera shqetësuese nga realiteti kosovar. Ata kanë ballafaquar gazetarë dhe zëra të tjerë kritikë, kosovarë dhe ndërkombëtarë, me përfaqësues të institucioneve si Eulex-i, GIZ-i gjerman etj. lidhur me perceptimin se paratë ndërkombëtare që derdhen në Kosovë nuk e arrijnë destinimin e tyre.
Shpesh, sipas emisionit, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe atë gjermane për kooperim dhe zhvillim (GIZ) ndajnë mjete, fatin e të cilave nuk e ndjekin më tutje. Atyre u mjaftojnë raporte ose dokumente që flasin për “suksesin” e projekteve, pa shikuar efektin konkret të tyre në terren, ku gjendja mbetet po aq e mjerueshme sa ishte më parë.
Emisioni vendos në fokus edhe institucionet kosovare që kujdesen kryesisht për luksin e ndërtesave dhe makinave të tyre dhe fare pak për të përmirësuar standardin e qytetarëve.
Për më shumë, mund ta shikoni emisionin, i cili nga minuta e 19-të e tij i kushtohet Kosovës.
http://www.rbb-online.de/kontraste/archiv/kontraste-vom-12-03-2015.html
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane













