Bizneset

“EMPERIO AG”, një histori suksesi e vëllezërve Fida

“GJATË PESË VITEVE NE ME EMPERIO AG E KEMI PËRPUNUAR ME SUKSES TREGUN E BIZNESIT TË PATUNDSHMËRIVE NDËRSA TANI JEMI TË NJOHUR SI `IMMOBILEINPROFIS`”

Të njohur si “Meffi” dhe “Timi”, dy vëllezërit Fida me prejardhje nga Struga drejtojnë me sukses kompaninë e tyre të patundshmërive “Emperio AG” në Geroldswil të Cyrihut. Albinfo.ch ka takuar sërish Mefailin dhe Betimin pesë vite pasi kishte prezantuar ata në faqet e saj. Në vazhdim, lexuesit mund të mësojnë më shumë për punën dhe sukseset e tyre gjatë këtyre pesë viteve.

Albinfo.ch: Na tregoni, ju lutem diçka më shumë rreth asaj çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj nga intervista e realizuar me ju disa vite më parë.

Vëllezërit Fida: Intervista jonë ka pesë vite që është realizuar dhe, gjatë kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra. Falë Zotit, të gjitha për të mirë. Nga ana familjare ne të dytë jemi bërë prindër dhe, nga ana shëndetësore çdo gjë është në rregull, që, natyrisht, është më e rëndësishmja.

Në aspektin e biznesit ne jemi zhvilluar po ashtu shumë mirë. Ne kemi tashmë disa agjentë të punësuar në Emperio si dhe zyrat e reja në Geroldswil (afër Dietikonit, Cyrih).

Meffi Fida

Krahas kësaj ne kemi mbledhur shumë përvojë në lëmin e patundshmërive, shitjes dhe jemi bërë të njohur për komunitetin shqiptar si një pikë referimi për profesionistë të patundshmërive, në këtë regjion.

Albinfo.ch: Na tregoni si keni filluar biznesin e patundshmërive , si ju ka ardhur ideja dhe sa jeni të kënaqur deri më tani me rrugën që keni ndjekur në profesionin tuaj.

Vëllezërit Fida: Hyrja në botën e biznesit të patundshmërive për ne të dy ka filluar te një agjent patundshmërish në Valis. Zhvillimi ynë i suksesshëm dhe shumë premtues si agjentë dhe pasja e pasqyrës mbi zhvillimet prapa skenave, na nxitën që të sjellim mënyrën tonë të veçantë në botën e patundshmërive.

Me Emperio AG ne tashmë kemi kaluar nga faza e fillestarëve në atë të “të rriturve”. Na gëzon shumë që koncepti ynë dhe filozofia jonë janë pritur mirë në gjithë Zvicrën dhe kjo na motivon ne që të mbajmë këtë kurs.

Albinfo.ch: Me çfarë sfidash jeni ballafaquar gjatë përviojës tuaj në këtë sektor dhe a ka qenë e lehtë t`i përballoni?

Vëllezërit Fida: Pas themelimit të një ndërmarrjeje, nga themeluesit gjithmonë kërkohet qëndrueshmëri, kjo është në natyrën e ndërmarrësisë. Dhe kjo nuk ishte ndryshe, as në rastin tonë.

Veçanërisht duke qenë se ne me “#NoContract” kishim hyrë në një terren të paeksploruar, na është dashur njëfarë kohe që të gjejmë vend me konceptin tonë, në tregun e patundshmërive, i cili, përndryshe është shumë i burokratizuar. Ne mund ta quajmë veten me shumë fat për shkakun se kemi pasur mundësinë që në vazhdimësi të mbështetemi tek partnerë shumë cilësorë. Pasi që ne, në fazën fillestare ne dëshironim që shumë punë t`i kryenim “nga shtëpia”, na u desh shumë shpejt të kuptonim se rritja jonë varet nga zgjerimi i rrjetit tonë dhe shfrytëzimi i potencialit të tij.

Albinfo.ch: Ju, si shqiptarë në Zvicër, a jeni mbështetur gjatë punës tuaj më shumë në komunitetin e atyshëm shqiptar apo jo?

Vëllezërit Fida: Komuniteti shqiptar në Zvicër është shumë i fortë dhe na bën krenarë që, si shqiptarë kemi arritur të depërtojmë. Por klientela jonë përbëhet nga një larushi shumëkulturore  të pronarëve të banesave, shtëpive.

Ndërkaq, si shqiptarë ne jemi të aftë që komunitetit shqiptar t`ia ofrojmë shërbimet tona të përshtatura në mënyrë specifike. Kështu ne marrim herë pas here edhe rolin e përkthyesit ndërkulturor, me ç` rast ne, nga ana gjuhësore, organizative dhe administrative të ofrojmë një kuptim më të thellë për nevojat e klientëve tanë.

Albinfo.ch: Sa e vështirë ishte për ju të depërtoni në tregun zviceran të patundshmërive?

Vëllezërit Fida: Nga ana ligjore, qasja në tregun zviceran të patundshmërive është relativisht e lehtë. Por, shikuar si ndërmarrës e gjithë kjo duket fare ndryshe. Paraqitja profesionale dhe kompetente kërkon kohë, zell dhe investim financiar. Gjatë pesë viteve ne me EMPERIO AG e kemi përpunuar me sukses vendin tonë në treg. Tani ne na duhet që këtë vend ta zgjerojmë dhe kultivojmë.

Albinfo.ch: A i keni ndarë ju, si vëllezër, rolet mes vete në ndërmarrjen tuaj , apo bashkëpunoni?

Vëllezërit Fida: Kooperimi mes ne të dyve është çelësi i suksesit tonë. Kjo nënkupton edhe faktin se ne të dy i njohim pikat tona të forta dhe të dobëta lkështu që veprojmë në përputhje me këtë. Kështu, ndërsa njëri nga ne preferon “lojën” me shifra, fakte dhe dokumente, tjetri gjen kënaqësinë e tij në kontaktin me njerëz.

Albinfo.ch: Cili nga ju është më kritik dhe me më shumë kërkesa gjatë punës?

Vëllezërit Fida: Ne të dy i japim shumë rëndësi detajeve dhe cilësisë. Ne punojmë gjithmonë duke pasur për synim rezultatin  por nuk bëjmë lëshime sa i përket cilësisë.

Albinfo.ch: Cilat veti ju dallojnë nga njëri tjetri?

Vëllezërit Fida: Meffi është ai që i dëshiron ndryshimet dhe më me dëshirë pyet “përse jo?” se sa “përse?”. Ai shpesh merr rreziqe mbi vete dhe synon të krijojë lidhje të papritura, duke ndryshuar status quo-në. Me një tolerancë të lartë për paqartësitë, ai merr drejtimin e tij pa garanci. Ai është aventurier dhe njihet si gjuetar i mundësive. Ai është vëzhguesi i trendit mes nesh që mund të nuhasë koncepte me potencial të lartë nga një milje larg.

Timi Fida

Në thelb, Timi dëshiron të bëjë dhe të krijojë diçka që nuk është bërë kurrë më parë, me ç`rast, duke u mbështetur  në imagjinatë, shfaqet inovacioni. Timi ëndërron idetë dhe i vë ato në praktikë, në realitetin përreth. Ai njihet si një burim idesh dhe zakonisht është shumë i orientuar drejt performancës. Tim merr shtytje nga ndjenja e arritjes dhe përmbushjes së fatit të dikujt. Ai është shumë elastik dhe i gatshëm për të mësuar nga gabimet. Me vendosmërinë e tij për të pasur sukses,   ai bën zotime dhe i mban ato. Ai jeton me adrenalinën e rrezikut dhe sfidës dhe refuzon ata që thonë jo. “Të pamundurën” e sheh si sfidë dhe beson se gjithë çfarë duhet për të arritur sukses është një ide e shkëlqyer dhe guximi dhe disiplina për ta vënë atë në vepër.

albinfo.ch: Sa tërheqëse është të punosh në lëmin e pasurive të paluajtshme?

Vëllezërit Fida: Puna me pasuri të paluajtshme është një pasion. Për ne është një punë me të cilën mund të identifikohemi nga çdo aspekt. Shumëllojshmëria, emocionet dhe një dozë e shëndetshme stresna nxisin të bëjmë më të mirën çdo ditë.

Albinfo.ch: Si ekspert në këtë fushë, na thoni: është më mirë të blesh apo të marrësh me qira?

Vëllezërit Fida: Nga këndvështrimi ynë, blerja e “katër mureve” tuaja ia vlen akoma më shumë se qiraja, pasi ka opsione bankare, që ju mundësojnë ta blini atë ende për çmime të volitshme. Tregu i pasurive të paluajtshme në Zvicër ka qenë shumë i qëndrueshëm dhe i tillë do të mbetet. Kështu, blerja jo vetëm ka kuptim ekonomik, por edhe kuptimin e përmbushjes së emocioneve dhe ambicieve tuaja, pra që të punoni për “katër muret” tuaja dhe një ditë mund t’u lini një pasuri të madhe fëmijëve/nipërve.

Albinfo.ch: Duke marrë parasysh inflacionin e fundit, mendoni se është koha e duhur për të investuar në pasuri të paluajtshme?

Vëllezërit Fida: Po, sepse inflacioni nuk ndikon në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe prandaj stabiliteti është i garantuar.

Albinfo.ch: A blejnë shqiptarët prona të paluajtshme në Zvicër?

Vëllezërit Fida; Kjo do të ishte një detyrë e mirë, të cilën do ta përballonim në bashkëpunim me albinfo.ch, pra, mundësia që të të përmendim shifra të tilla konkrete.

Albinfo.ch: A keni ndonjë bashkëpunim me shqiptarë në Zvicër që kanë shtëpi/banesa, të cilat i ndërtojnë dhe më pas i shesin?

Vëllezërit Fida: Po, në dy vitet e fundit kemi fituar numër enorm klientësh shqiptarë dhe kjo na bën shumë krenarë.

emperio.ch


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI