Maqedonia
Emri i ri sjell më shumë shpenzime për qytetarët
Dhjetori i këtij viti shënon afatin e fundit kur qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të pajisen me dokumente identifikimi me emrin e ri. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se kjo vlen edhe për ata që kanë afat në dokumente, shkruan RTV21.
“Sa i përket afatit, domethënë vitin e ardhshëm 2024 është afati deri kur duhet të ndërrohen dokumentet personale, sepse ne dhamë afat për futjen e Kushtetutës dhe ligjit për gjuhët”, tha Oliver Spasovski, përcjellë albinfo.ch.
Në Maqedoninë e Veriut çmimi për të nxjerrë dokumentet personale është rritur, kësisoj qytetarët do të kenë më shumë shpenzime për ndërrimin e dokumenteve që tash e tutje do mbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, Spasovski thotë që vlera nuk është e lartë.
“Sa i përket rritjes së çmimit, ne sqaruam se çmimet e blerjes janë rritur me 90% të ripromaterialeve dhe për këtë arsye kemi bërë një rritje e cila nuk është e madhe”, u shpreh ai, përcjellë albinfo.ch.
Por, për qytetarët shuma që do të paguajnë është e lartë. Ata për RTV21 thonë se kjo është ngarkesë shtesë. “Kanë hapur shumë vrima, për 400 denarë është shtrenjtuar të nxjerrësh pasaportë”, thotë një qytetarë.
“Me 12 mijë denarë pension çfarë të bëjmë ne kur të hyjmë nëpër dokumente e gjëra, e gjysmën tjetër të muajit çfarë të bëjmë. Mirëpo çfarë të bëjmë kjo është, deshëm nuk deshëm”, thotë një tjetër, përcjellë albinfo.ch.
Për letërnjoftim qytetarët do të duhet të paguajnë 310 denarë, që është një rritje prej 120 denarë. Patentë shoferi do të kushtojë 410 denarë, apo 130 denarë më shtrenjtë. Çmimi i pasaportës për një person deri në 27 vjeç mbetet 1500 denarë, por për një person mbi 27 vjeç do të jetë 2000 denarë, shkruan RTV21.
Ndryshime çmimesh do të ketë edhe pas një procedure urgjente. Pasaporta me procedurë urgjente do të kushtojë 6.100 denarë, që është një rritje prej 1.600 denarë, ndërsa patentë shoferi do të kushtojë 1.230 denarë, që është një rritje prej 390 denarë, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











