Lajme

Emri më i popullarizuar i lopës në Zvicër

Pritja ka mbaruar…

Emri më i njohur i lopës është BELLA, shkruan The Local.

Rreth 4,422 lopë zvicerane mbajnë këtë emër, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Shërbimi i Informacionit Bujqësor LID, përcjell albinfo.ch.

Vendin e dytë në renditje (3327 lopë) e zë Fiona, e ndjekur nga Bianca në pozitën e tretë (3120 lopë).

Megjithatë, duke qenë se është Zvicra, shfaqen dallime rajonale: ndërsa Bella është numri një në pjesët gjermane dhe frëngjishtfolëse të vendit, Luna është në vendin e parë në kantonin italishtfolës të Ticino.

Në vend të dytë janë Sina në pjesën zvicerane-gjermane dhe Tulipe dhe Etoile në zonat në gjuhën frënge.

Mbajini këta emra në kujtesë, pasi mund t’ju duhet t’i recitoni gjatë një interviste natyralizimi. Mosnjohja e këtij informacioni thelbësor mund të nënkuptohet se nuk jeni mjaftueshëm të integruar. (Më mirë akoma, për t’i bërë përshtypje komitetit tuaj lokal të natyralizimit, mësoni emrat e lopëve në fshatin tuaj).