Lajme
Vazhdon gjendja e tensionuar e përmbytjeve në Gjermani
Thuhet se qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt. Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen. Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit.
Përmbytjet janë shpeshtuar
Të Gjelbrit gjermanë për shkak të gjendjes kritike të përmbytjes në vend kanë kërkuar investime më të mëdha në mbrojtjen nga përmbytjet. “Aty ku qytetet janë shumë pranë ujërave, kemi nevojë për më shumë investime në mbrojtjen teknike nga përmbytja, si argjinaturat apo rezervuarë mbledhës të ujit”, është shprehur zëdhënësi për ekologjinë i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Jan-Niclas Gesenhues, për gazetën “Rheinische Post”. Sipas Gesenhues “menjëherë duhet që në çdo planifikim të merren parasysh kriteret e rrezikimit nga përmbytja dhe përshtatshmëria me klimën”. Edhe në Gjermani “fluksi i ujërave dhe përmbytjet janë bërë më të shpeshta dhe më të forta”, ka thënë politikani i gjelbër, sipa AFPD. Ligji i ri i miratuar nga Bundestagu para disa javësh i detyron komunat, landet dhe federatën të bëjnë më shumë për mbrojtjen nga përmbytjet, ka theksuar Gesenhues.

Pas ditësh shirash të vazhdueshëm gjendja e nivelit të lartë të ujërave solli shqetësim në shumë rajone në Gjermani. Në Saksoni-Anhalt 180 banorë të Tyringjisë dhe në Helme u desh të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut të përmbytjes nga rritja e nivelit të ujit të liqenit artificial Kelbra, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Po ashtu edhe në Rinteln në Saksoninë e Poshtme dhe në Vindehausen në Saksoni Anhalt banorët duhet të largoheshin nga shtëpitë në ditët e Krishtlindjeve. Në rajone të tjera banorët janë njoftuar për të qenë gati për evakuim.
Ndërkohë që në disa rajone gjendja ka filluar të qetësohet, zona të tjera janë para keqësimit të gjendjes. Në zonat përreth lumit të Elbës janë regjistruar nivelet më të larta të ujit dhe të mërkurën pritet një valë përmbytjeje. Kjo rritje e nivelit të ujit lidhet me shkrirjen e dëborës dhe shirat e vazhdueshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












