Shkurt.ch
Ende nuk ka përfunduar shuarja e zjarreve në pyje
Sipas informacioneve që vijnë nga Forcat e Armatosura Ajrore të Zvicrës, të hënën janë angazhuar në regjion tre helikopterë “Super-Puma” me pajisje speciale për shuarje të zjarreve
Zjarret që kishin shpërthyer qysh të martën e kaluar në dy zona të Zvicrës jugore nuk është arritur ende të shuhen. Fjala është për lokalitetet Misox (Graubünden) dhe Leventina (Tiçino), ku hapësira të mëdha pyjore kishin marrë zjarr në rrethana ende të panjohura para afër një jave.
Një udhëheqës i zjarrfikësve ka thënë për mediat zvicerane se në pyje ka ende vatra zjarri të cilat në çdo kohë mund të përhapen sërish.
Sipas informacioneve që vijnë nga Forcat e Armatosura Ajrore të Zvicrës, të hënën janë angazhuar në regjion tre helikopterë “Super-Puma” me pajisje speciale për shuarje të zjarreve. Një helikopter tjetër, i pajisur me kamera me rreze infra të kuqe ka fluturuar në mëngjesin e sotëm në drejtim të jugut të Zvicrës. Fillimisht ai është penguar nga mjegulla.
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











