Kultura
Eno Peçi, balerini shqiptar që shkëlqeu në “Opernball” të Vjenës
Balerini shqiptar Eno Peçi ka shkëlqyer të enjten në mbrëmjen gala "Opernball" të Vjenës, duke bërë hapjen e saj
Evenimenti artistik i 59-të me radhë “Opernball” në Vjenë të Austrisë nuk ka qenë asnjëherë më i madh se sa këtë vit. Opera shtetërore e Vjenës u shndërrua në sallën më të bukur të vallëzimit në botë.
5150 mysafirë VIP-a nga të gjitha fushat jetësore të Austrisë dhe afro 2 milion shikues përmes televizionit kanë përcjellë ngjarjen më të madhe të vitit në këtë vend.
Edhe më glamuroze eka bërë këtë mbrëmje prania e mysafires speciale, modeles dhe aktores italiane, Elizabeta Canalis e njohur si ish e dashura e Georg Cloon-it si dhe prezenca e pa paralajmëruar dhe e befasishme e supermodeles, Naomi Campbel.
Në mesin e gjithë këtyre VIP-ave nuk mungoi as prania e balerinit tonë nga Tirana, Eno Peçit. Djaloshi shqiptar, jo vetëm se ishte pjesëmarrës, por ai bashkë më trupën e baletit bëri hapjen e këtij spektakli gjigant.
Fama dhe sukseset e mëdha të balerinit tonë në Austri, nuk kaluan pa u vërejtur nga mediet austriake. Ato, para se të fillonte “Opernball” kishin marr mendimin e tij rreth organizimit dhe shfaqjes së tyre.
Eno Peçi është balerin shqiptar që jeton në Austri. I lindur në Tiranë, është shkolluar në Akademinë e Baletit në këtë qytet dhe pastaj ka vazhduar shkollimin për balet në Operën Shtetërore të Vjenës. Në vitin 2000 i është bashkuar këtij institucioni dhe më 2003 është bërë solist. Ai është i pari valltar shqiptar që ka performuar “live” në një koncert në Vjenë.
A.Gj.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027










