Tematike
Tre skenarët e studiuesit zviceran rreth numrit të viktimave nga koronavirusi
Epidemiologu Richard Neher e konsideron si më të mundshëm një skenar të mesëm, sipas të cilit nga epidemia do të kishte 22.000 vdekje
Në Zvicër tashmë po zhvillohet me të masdhe një debat politik për një rikthim të mundshëm të shoqërisë në normalitet. Kjo po ndodh përkundër faktit se ende nuk është e qartë se çfarë e pret vendin në ditët dhe javët e ardhshme: Sa do të zgjerohet pandemia, sa të vdekur do të ketë etj, shkruan srf.ch.
Në ndërkohë, shkencëtarët seriozë janë të matur dhe kanë kujdes kur bëhet fjalë për të shpallur parashikime. Por ajo që mund të bëhet, është llogaritja e skenarëve të mundshëm, bazuar në të dhënat empirike të deritashme, transmeton albinfo.ch. Një nga shkencëtarët kryesorë që aktualisht po rafinojnë modelet e tyre në këtë drejtim është Richard Neher nga instituti Biozentrum në Universitetin e Bazelit.
Biofizikanti Neher, i cili merret kryesisht me studimin e përhapjes së viruseve, ka zhvilluar tre skenarë të mundshëm, bazuar në numrat e rasteve të fundit, se si mund të vazhdojë më tutje kriza me koronavirusin në Zvicër.
Sipas skenarit optimist, ne këto ditë kemi arritur tashmë kulmin ndërsa në javët dhe muajt në vijim do të priteshin deri në 1000 vdekje.
Në skenarin pesimist, kulmi do të arrihej në fund të muajit prill, me rreth 750,000 njerëz të sëmurë në të njëjtën kohë dhe deri në 100,000 që do të vdisnin më pas, në total, përcjell albinfo.ch. Në këtë skenar, numri i të vdekurve në fund të prillit do të ishte rreth 16.800 njerëz. Sipas Neher, gjithçka varet shumë nga ashpërsia e infeksioneve
Por epidemiologu Richard Neher aktualisht e konsideron si më të mundshëm një skenar të mesëm. Sipas këtij skenari, epidemia në kulmin e saj, rreth fundit të majit, do të prekte mbi 64,000 njerëz dhe për pasojë do të kishte mbi 22,000 vdekje.
Te ky skenar, studimi i ekipit të Neher supozon që masat e marra të kenë ngadalësuar transmetimin e virusit me 60 për qind. Sidoqoftë, numri i infeksioneve do të vazhdojë të rritet, kulmi i numrit të të sëmurëve akutë do të arrihet në mesin e majit, kur numri i tyre do të ishte 64,000. Deri në atë kohë, do të ishin raportuar mbi 6500 vdekje.
Skenari më optimist bazohet në supozimin se masat zyrtare që do të ashpërsoheshin në vazhdimësi, dhe të gjithë do t`u përmbaheshin atyre.
Edhe në skenarin optimist, është e qartë se rreziku në asnjë mënyrë nuk mund të shmanget plotësisht. Ai mund të kthehej sërsish brenda një kohe të shkurtër, thekson Neher, transmeton albinfo.ch. Prandaj është gjithashtu e rëndësishme të respektoheni në mënyrë rigoroze masat zyrtare.
Faktori kryesor i pasigurisë për të gjithë skenarët është, sipas Neherit, numri që mbetet i pazbuluar i personave të infektuar, d.m.th. ata që mbartin virusin – dhe gjithashtu e përhapin atë për një kohë të caktuar – por nuk tregojnë ose kanë vetëm simptoma të buta dhe nuk testohen sipas praktikës aktuale.
Neher aktualisht e konsideron si më të mundshëm skenarin e mesëm, bazuar në llogaritjen e zhvillimit të deritashëm të sëmundjes në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave

















