Kultura
Era Istrefi dhe Dua Lipa, garojnë për të njëjtin çmim
Publiku ka mundësinë të votojë për tri këngët e preferuara deri më 23 dhjetor. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e “Eurosonic Noorderslagfestival”
Dy këngëtaret shqiptare, Era Istrefi dhe Dua Lipa pas sukseseve ku u zgjodhën si fituese ndër dhjetët çmimet të “European Border Breaker 2017”, tash janë në një garë edhe për çmimin e publikut që ndahet sërish nga EBBA Awards, shkruan albinfo.ch.
Publiku ka mundësinë të votojë për tri këngët e preferuara deri më 23 dhjetor. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e “Eurosonic Noorderslagfestival”.
Era Istrefi me këngën ‘Bon Bon’ theu të gjitha rekordet, duke fituar shumë çmime në Evropë, derisa ka marrë më shumë se 230 milionë klikime në ‘Youtube’, rekord për një artist shqiptar.
Dua Lipa, e cila jeton dhe krijon në Londër, gjithashtu ka shumë suksese në skenën evropiane, kurse me sukses është paraqitur edhe para publikut amerikan.
Çdo vit 10 artistë evropianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre.
Më poshtë keni linkun për të votuar ku ju duhet të përzgjidhni tre artistë.
https://www.europeanborderbreakersawards.eu/en/vote/
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?











